RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes amerikane paralajmëron Iranin për armët bërthamore, thotë se SHBA-ja është gati për veprim

shefi-i-mbrojtjes-amerikane-paralajmeron-iranin-per-armet-berthamore,-thote-se-shba-ja-eshte-gati-per-veprim

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se SHBA-ja është e përgatitur të përdorë “të gjitha opsionet” për të parandaluar Iranin që të ecë drejt pajisjes me armë bërthamore, duke theksuar se Washingtoni ende lë hapësirë për një marrëveshje diplomatike, transmeton Anadolu.

“Aktualisht po sigurohemi që Irani të ketë të gjitha opsionet për të arritur një marrëveshje. Ata nuk duhet të shkojnë drejt kapaciteteve bërthamore”, tha Hegseth në një takim të kabinetit bashkë me presidentin amerikan Donald Trump.

Trump përsëriti të mërkurën se një “armadë masive” po i afrohej Iranit, duke shprehur shpresën se Teherani do të “ulet në tryezë” për të negociuar me Washingtonin.

Hegseth theksoi se Pentagoni është gati të zbatojë çdo udhëzim të dhënë nga Trump, duke sinjalizuar se opsionet ushtarake mbeten në tryezë nëse diplomacia dështon.

“Ne do të jemi të përgatitur të realizojmë çdo pritshmëri që ky president ka nga Departamenti i Mbrojtjes, ashtu siç bëmë këtë muaj”, tha ai, duke iu referuar kapjes së presidentit venezuelas Nicolas Maduro më 3 janar.

Ndërkohë, zyrtarët iranianë kanë reaguar fort ndaj kërcënimit të fundit nga Trump, ndërkohë që një flotë ushtarake amerikane po lëviz drejt ujërave iraniane mes përshkallëzimit të tensioneve.

Related posts

Federata Sindikale e Shëndetësisë kundërshton grevën e përgjithshme

admin

Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë

admin

Moska përjashton bisedimet për armët bërthamore me Uashingtonin: Nuk ka dialog me SHBA-në pa respektuar interesat themelore të Rusisë

admin