RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i NATO-s del me deklaratë për takimin në Ohër, ka një kërkesë për Kurtin e Vuçiqin

shefi-i-nato-s-del-me-deklarate-per-takimin-ne-oher,-ka-nje-kerkese-per-kurtin-e-vuciqin

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim.

Related posts

Trump njofton planet për Akademinë Hapësinore të SHBA-së teksa nderon ekuipazhin e Artemis II

Muhamet Ramadani

Eklipsi diellor/ Ekspertët hedhin poshtë pretendimet e çuditshme nga teoricienët e konspiracionit

admin

Brukseli me iniciativë për të organizuar një takim Maqedoni e Veriut-Bullgari

Muhamet Ramadani