RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s dhe ajo e BE-së diskutojnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Ukrainën

shefi-i-nato-s-dhe-ajo-e-be-se-diskutojne-bashkepunimin-ushtarak-dhe-mbeshtetjen-per-ukrainen

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë diskutuar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), si dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët u takuan në Bruksel para samitit të NATO-s të planifikuar për më 29 dhe 30 qershor në Madrid të Spanjës.

“NATO dhe BE-ja qëndrojnë së bashku me ukrainasit, ndërsa vazhdojnë të mbrohen kundër luftës brutale të Rusisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerin tonë të ngushtë, Ukrainën, për një kohë të gjatë”, shkroi Stoltenberg në twitter pas takimit.

Në përgjigje të postimit në twitter, von der Leyen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit BE-NATO për të “forcuar mbrojtjen e Evropës nga rritja e ndërveprimit te lëvizshmëria ushtarake”.

“Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ajo.

Sipas aleancës ushtarake 30-anëtarëshe, takimi i Madridit do të “përcaktojë drejtimin strategjik të NATO-s për dekadën e ardhshme dhe më tej duke siguruar që aleanca do të vazhdojë të përshtatet me një botë në ndryshim dhe të mbajë të sigurt 1 miliard njerëzit e saj”.

Related posts

SHBA-ja do të dërgojë më shumë trupa në Estoni

admin

Ushtria izraelite kërkon evakuimin e disa lagjeve në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës

Muhamet Ramadani

Qeveria e procedon sërish Projektligjin për KPK-në, por me disa ndryshime

Muhamet Ramadani