RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e procedon sërish Projektligjin për KPK-në, por me disa ndryshime

qeveria-e-procedon-serish-projektligjin-per-kpk-ne,-por-me-disa-ndryshime

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pasi versionin e parë e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj parasheh reformë në KPK, synon eliminimin e grupeve të interesit dhe korporatizimit brenda KPK-së, eliminimin e ndikimeve politike dhe synohet përmbushja e mandatit kushtetues të KPK-së.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar me prioritet këtë çështje.

Ajo ka thënë se në projektligj parashihet që si anëtarë të përhershëm të Këshillit të jenë 7 prokurorë, tre prej tyre të zgjedhur nga Kuvendi.

“Propozojmë si anëtar permanent të jenë 7 anëtarë, 3 prokurorë dhe Kryeprokurori sipas detyrës zyrtare, dhe 3 anëtarë joprokurorë por duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tyre në Kuvend duke adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se përbërjes aktuale deri në vitin 2026 do t’i shtohen edhe disa anëtarë joprokurorë.

“Natyrisht që ne nuk mund të presim deri në vitin 2026 duke penguar sundimin e ligjit, Proozojmë që në përbërjen aktuale të kemi edhe një numër shtesë të anëtarë joprokurorë deri në vitin 2026, duke mundësuar që KPK-ja të funksionojë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Related posts

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH paralajmëron: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Kushtrim Guraj

Evropa përjeton thatësirën më të keqe të 1 200 viteve të fundit

admin

Samiti i udhëheqësve të G20-ës fillon në Afrikën e Jugut me fjalimin e presidentit Ramaphosa

admin