RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s, Stoltenberg thirrje Kinës të ndalojë mbështetjen ndaj Rusisë

shefi-i-nato-s,-stoltenberg-thirrje-kines-te-ndaloje-mbeshtetjen-ndaj-rusise

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës të mos mbështesë Rusinë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se ndihma e Pekinit është faktor i rëndësishëm në vazhdimin e luftës, raporton Anadolu.

“Kina është bërë një ‘lehtësuese’ vendimtare në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg në një deklaratë në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Duke theksuar se Kina është vendi që prodhon shumë nga armët e përdorura nga Rusia, Stoltenberg paralajmëroi se “nxitja e luftës në Ukrainë nga Pekini mund të ndikojë negativisht në interesat dhe reputacionin e saj”.

“I bëj thirrje Kinës të ndalojë së mbështeturi luftën e paligjshme të Rusisë”, tha Stoltenberg.

Related posts

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës, drejtori i CIA-s: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim! Është koha për të bërë kompromise të vështira

admin

Putin firmos dekretin: Numri i ush’tarëve rritet në 1.5 milionë

admin

Komisioni Evropian do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes të Trumpit

RTI