RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OBSH-së bën thirrje për “veprim kolektiv urgjent” kundër ndryshimeve klimatike pas korrikut më të nxehtë

shefi-i-obsh-se-ben-thirrje-per-“veprim-kolektiv-urgjent”-kunder-ndryshimeve-klimatike-pas-korrikut-me-te-nxehte

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për “veprim kolektiv urgjent” kundër ndryshimeve klimatike pasi bota la pas muajin “më të nxehtë”, transmeton Anadolu.

“Sapo mbaroi muaji më i nxehtë. Ne dëshmuam nxehtësi përvëluese, ngjarje ekstreme të motit, zjarre dhe pasoja të rënda shëndetësore”, shkroi shefi i OBHs-së në rrjetet sociale.

Ai theksoi se është një “kujtesë e zymtë e nevojës urgjente për veprim kolektiv për të adresuar ndryshimet klimatike”.

“Le ta përdorim këtë moment historik alarmues për të nxitur vendosmërinë tonë për veprime të guximshme klimatike”, shtoi ai.

Sipas tij, në bashkëpunim vendet mund të rrisin përpjekjet e tyre drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për të krijuar një botë më të freskët dhe më elastike për brezat e ardhshëm.

Sipas shkencëtarëve të klimës, korrikut me gjasë është muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë.

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se “nuk duhet të presim fundin e muajit për ta ditur këtë”.

“Pa një mini-epokë të akullit gjatë ditëve në vijim, korriku i vitit 2023 do të thyejë rekorde në të gjithë botën”, tha Guterres.

Sipas tij, “epoka e ngrohjes globale ka përfunduar” dhe ka ardhur “epoka e vlimit global”.

Related posts

Erdoğan BE-së: E nevojshme të rriten kontaktet për anëtarësim të plotë

rezart morina

Kina shpreh mbështetje për Serbinë në përleshjet në Kosovë, ku po përfshihen trupat e NATO-s

admin

Ukraina thotë se forcat e saj kanë bërë përparime në Donetsk dhe Zaporizhzhia

rezart morina