RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së apelon për reforma: Qeverisja globale ka “ngecur në kohë”

shefi-i-okb-se-apelon-per-reforma:-qeverisja-globale-ka-“ngecur-ne-kohe”

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në hapjen e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të reformojnë institucionet multilaterale, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe arkitekturën financiare ndërkombëtare, bazuar në realitetet aktuale ekonomike dhe politike, raporton Anadolu.

“Qeverisja globale ka ngecur në kohë. Mos shikoni më larg se Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sistemi ‘Bretton Woods’. Ato pasqyrojnë realitetet politike dhe ekonomike të vitit 1945”, tha Guterres në mbledhjen më të madhe diplomatike në botë në selinë e OKB-së në New York.

“Bota ka ndryshuar, institucionet tona nuk kanë (ndryshuar). Ne nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive problemet ashtu siç janë nëse institucionet nuk e pasqyrojnë botën ashtu siç është”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së paralajmëroi se bota po i afrohet një “frakture të madhe” në sistemet ekonomike dhe financiare. Ai theksoi se marrëdhëniet tregtare me tensionet gjeopolitike po rriten.

“Alternativa e reformës është fragmentimi i mëtejshëm. Është reformë ose thyerje”, tha ai.

Duke adresuar çështjet urgjente me të cilat po përballet bota nga ndryshimet klimatike te luftërat, kërcënimet bërthamore, fatkeqësitë natyrore, pabarazitë dhe uria, Guterres tha se “nëse nuk i ushqejmë të uriturit, ne po e ushqejmë konfliktin”.

“Pavarësisht listës sonë të gjatë të sfidave globale, e njëjta frymë e vendosmërisë mund të na udhëheq përpara. Le të jemi të vendosur për të shëruar përçarjet dhe për të krijuar paqen”, tha Guterres.

Related posts

OKB: Shumë persona mund të vdesin pas skadimit të marrëveshjes për drithërat

admin

Irak, Al-Sadr thirrje për mbledhjen e 1 milion nënshkrimeve kundër djegies së Kuranit në Suedi

admin

SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Liban

admin