RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së mesazh solidariteti për Libinë pas fatkeqësisë së përmbytjeve

shefi-i-okb-se-mesazh-solidariteti-per-libine-pas-fatkeqesise-se-permbytjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shprehur solidaritet me popullin e Libisë pas fatkeqësisë së përmbytjeve, transmeton Anadolu.

Guterres publikoi një mesazh nga llogaria e tij në median sociale lidhur me fatkeqësinë e përmbytjeve në Libi.

OKB-ja vazhdon të punojë me partnerët e saj për të dërguar ndihma humanitare urgjente në rajonet e prekura nga përmbytja, tha Guterres.

“Jemi në solidaritet me popullin e Libisë”, shtoi ai.

Po ashtu, Guterres u shprehu ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga përmbytjet.

Stuhia “Daniel”, e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al-Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi njoftoi se nga përmbytjet kanë humbur jetën 6.000 persona dhe se mijëra të tjerë janë të zhdukur.

Related posts

Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

RTI

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, zyrtarët e lartë të BE takohen për të krijuar aleanca

admin

Ursula Von der Leyen synon një mandat të dytë, por ende ka nevojë për një marrëveshje! Nga çfarë përcaktohet “fati” i saj

admin