RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së shpreh mirënjohje ndaj presidentit Erdoğan pas zgjatjes së marrëveshjes së drithit

shefi-i-okb-se-shpreh-mirenjohje-ndaj-presidentit-erdogan-pas-zgjatjes-se-marreveshjes-se-drithit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithit të Detit të Zi dhe shprehu mirënjohjen për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për punën e koordinuar me Kombet e Bashkuara, raporton Anadolu.

“Kemi disa zhvillime pozitive dhe domethënëse… Konfirmimi i Federatës Ruse për të vazhduar pjesëmarrjen e saj në Iniciativën e Detit të Zi edhe për 60 ditë të tjera. Unë e mirëpres këtë vendim”, tha Guterres në një konferencë shtypi.

Deklarata e tij erdhi disa orë pasi Erdoğan njoftoi se marrëveshja, e cila do të skadonte më 18 maj, u zgjat për dy muaj.

“Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, u vendos që të zgjatet marrëveshja e korridorit të drithit të Detit të Zi për dy muaj të tjerë”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi me krerët e provincave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), deputetë dhe kryetarët e bashkive të partisë përmes një video-lidhjeje.

Guterres tha se vazhdimi i marrëveshjes është një lajm i mirë për botën, por çështjet e pazgjidhura mbeten.

“I shpreh edhe një herë mirënjohjen time presidentit Erdoğan dhe qeverisë së Turqisë për përpjekjet e tyre duke punuar në koordinim të përhershëm me Kombet e Bashkuara”, tha shefi i OKB-së.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina fillimisht nënshkruan marrëveshjen në Istanbul korrikun e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tri vendet dhe OKB-ja u krijua në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Related posts

Trump bie dakord me Guvernatorin për tërheqjen e agjentëve ICE nga Minesota: Patëm një telefonatë shumë të mirë! Synimi ynë është arrestimi i kriminelëve

admin

O’Brien dhe Gabriel Escobar konferencë për mediat, në fokus Ballkani Perëndimor dhe stabiliteti në rajon

admin

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, raportohet për disa të vr’arë

Muhamet Ramadani