RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së takohet me presidentin sirian gjatë vizitës historike në Damask

shefi-i-okb-se-takohet-me-presidentin-sirian-gjate-vizites-historike-ne-damask

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Pallatin e Popullit në Damask, gjatë vizitës së tij historike në vend, transmeton Anadolu.

Siç raporton televizioni Alikhbariah tha se takimi al-Sharaa-Guterres nisi pak pasi shefi i OKB-së mbërriti në kryeqytetin sirian për një vizitë treditore. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga ministri i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani.

Detaje të tjera nuk u bënë të ditura menjëherë.

Kjo shënon vizitën e parë të një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Damask që nga udhëtimi i ish-shefit të OKB-së, Ban Ki-moon, në kryeqytetin sirian në vitin 2009.

“OKB-ja qëndron përkrah Sirisë në këtë moment kyç dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur edhe popullin e Sirisë”, tha Guterres pas mbërritjes.

Related posts

Sirena për sulme ajrore bien në Izrael dhe Jordani pas lëshimit të raketave iraniane

admin

Shpërthimet në Liban, mes personave të plagosur edhe ambasadori i Iranit! Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

admin

Vijon seanca në Hagë, mbrojtja e Selimit: Prokurorisë i vjen turp për argumentet ndaj klientit tim! Nuk ka asnjë provë

admin