RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së: Vrasjet e palestinezëve në Gaza “duhet të ndalen”

shefi-i-okb-se:-vrasjet-e-palestinezeve-ne-gaza-“duhet-te-ndalen”

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim të thellë për sulmet e vazhdueshme izraelite që vranë 33 palestinezë gjatë orëve të fundit.

“Nuk na takon neve, pasi nuk jemi garantues të marrëveshjes, të themi nëse armëpushimi po mbahet apo jo… Shqetësimi ynë është brishtësia e tij,” tha Stephane Dujarric.

“Njerëzit po vriten – palestinezët po vriten – dhe kjo duhet të ndalet.”

Ai tha se fokusi kryesor tani është dërgimi i ndihmave të domosdoshme humanitare për popullin e Gazës, i cili ka vuajtur dy vite lufte.

“Plani i z.Trump për OKB-në në këtë moment është përqendrimi tek shpërndarja e ndihmës humanitare. Po bëjmë maksimumin, duke shfrytëzuar çdo hapësirë që na jepet për ta dërguar këtë ndihmë,” shtoi Dujarric. /mesazhi

Related posts

Përfshihet nga flakët fabrika kimike që prodhon raketa ajrore për Ukrainën! Tymi është vdekjeprurës, njerëzit mbyllen në shtëpi

admin

Venezuelë: jo thjesht tërmet por tmerr!

Irfan Jahiu

“Izraeli mban trupat e pajetë të 17 palestinezëve”

Muhamet Ramadani