RTV AHIRETI
Uncategorized

Shefi i UNMIK-ut takohet me diplomatët në Kosovë, theksohet paqja dhe stabiliteti në vend

shefi-i-unmik-ut-takohet-me-diplomatet-ne-kosove,-theksohet-paqja-dhe-stabiliteti-ne-vend

Shefi i Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, ka pritur në selinë e misionit përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Takimi u përqendrua në temën e këtij viti, “Investoni në Paqe”, duke vënë theksin te rëndësia e operacioneve paqeruajtëse dhe kontributi i tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjithashtu puna dhe prioritetet aktuale të UNMIK-ut, përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, si dhe angazhimet më të gjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Nga UNMIK-u u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare mbetet i rëndësishëm për avancimin e paqes, stabilitetit, dialogut dhe forcimin e besimit në Kosovë.





Related posts

Chemical Engineering Activity: Let’s Make Ice Cream!

SWE Mid-Career Professionals Affinity Group: Growing Your Career and Network Through SWE Mentoring

BIK: Hytbja e xhumasë së 13 shkurtit do t’i kushtohet Ditës së Pavarësisë dhe marshit për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kushtrim Guraj