Kreu i grupi famëkeq mercenar rus Wagner ka thënë se do t’ia dorëzojë Ushtrisë së Rusisë kontrollin e qytetit ukrainas Bakhmut deri më 1 qershor.
Themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka thënë se Bakhmuti është pushtuar të shtunën, por Kievi pretendon se ende kontrollon pjesë të qytetit.
Ukraina thotë se trupat e saj po avancojnë në periferi të Bakhmutit. Por, Prigozhin thotë se trupat e tij do t’ia dorëzojnë qytetin Ushtrisë së Rusisë nga dita e enjte.
“Wagner do të largohet nga Artemovski nga 25 maji deri më 1 qershor”, tha Prigozhin në një postim në Telegram.
Bakhmuti më herët ishte i njohur si Artemovsk, në nder të revolucionit sovjetik, por Ukraina e ka riemërtuar.
Prigozhin tha se Wagneri ka vendosur “vijat e mbrojtjes” në perëndim të qytetit para transferimit.
Por, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se forcat ukrainase gjenden ende në disa pjesë të qytetit dhe po përparojnë në periferi. /koha