RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: S’do të lejojmë që veriu i Mitrovicë të shndërrohet në fushëbetejë për arritjet hemogjeniste

osmani:-s’do-te-lejojme-qe-veriu-i-mitrovice-te-shnderrohet-ne-fushebeteje-per-arritjet-hemogjeniste

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se veriu i Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe se nuk do të lejojnë që kjo pjesë të bëhet fushë- betejë për arritjet hemogjeniste të autokratëve të rajonit.

Osmani në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg, tha se Kosova përballet me ndërhyje dhe obstruksione nga jashtë që vijnë nga Rusia dhe Serbia, e të cilat siç ka thënë ajo kanë sjellë agresion.

“Veriu e Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë përbërëse e Kosovës. Nuk do të lejojmë që veriu të jetë fushëbetejë për arritjet hegjemoniste të autokratëve rajonal”, ka thënë Osmani, përcjell teve1.info

Ajo tha se Kosova është aleate e NATO-s dhe për këtë sulmohet, prandaj siç ka thënë ajo së bashku duhet luftuar.

Presidentja ka thënë se sukseset e Kosovës janë edhe suksese të NATO-s, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Osmani ka përmendur sulmet e ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri, ku ka shprehur keqardhje, duke ju uruar shërim.

Presidentja tha se nëse sulmuesit e KFOR-it, Policisë dhe gazetarëve nuk marrin dënimin e merituar, do të trimërohen për të vepruar njëjtë.

Osmani ka thënë KFOR-i në Kosovë ka mundësuar të ketë një jetë të siguri dhe paqe.

Related posts

Policia izraelite sërish pengon palestinezët që të falin namazin e xhumasë në Al-Aksa

admin6

SHBA: Luftimet në Ukrainë me ritme të ngadalësuara; përgatitje për kundërofensivë në pranverë

admin

Takimi trepalësh BE-Azerbajxhan-Armeni do të mbahet më 14 maj në Bruksel

admin