RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi ushtarak i Mianmarit zotohet se do ta shtypë rezistencën

shefi-ushtarak-i-mianmarit-zotohet-se-do-ta-shtype-rezistencen

Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung Hlaing, është zotuar se do të përballet me vendosmëri me ato që i ka konsideruar “akte terrori” të grupeve të armatosura të rezistencës.

Ai, po ashtu, i ka akuzuar shtetet që e kritikojnë regjimin e tij se janë duke mbështetur terrorizmin në Mianmar – vend i njohur edhe si Burma.

Prej kur e ka fituar pushtetin më 2021 – përmes një puçi – ushtria vazhdon të jetë e përfshirë në luftë të përgjakshme civile kundër grupeve të rezistencës.

Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se një milion të tjerë.

Mirëpo gjenerali Aung Hlaing, i cili e ka bërë një deklarim të rrallë në kryeqytet, ka thënë se “forcat e armatosura të Mianmarit nuk do t’i ndalin luftimet ndaj atyre që e kundërshtojnë regjimin”.

Udhëheqësi 66-vjeçar ka thënë se gjendja e luftës është shpallur në këtë shtet për të luftuar “terroristët që synojnë të shkatërrojnë interesat e popullit”.

Ai ka paralajmëruar edhe mbajtjen e zgjedhjeve, dhe që pushtetin do ta marrë “partia fituese”, ndonëse është e paqartë kur mund të ndodhë diçka e tillë, duke marrë parasysh konfliktin.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar sanksione të reja ndaj Mianmarit, duke shënjestruar furnizimet me kerozinë, pas sulmeve ajrore të ushtrisë në zonat me popullsi civile.

Derisa SHBA-ja dhe shtetet tjera perëndimore e kanë sanksionuar disa herë regjimin ushtarak në Mianmar, ky shtet vazhdon të gëzojë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Related posts

Xhamia e Sijarinës në Medvegjë mbledh në iftarin e përbashkët besimtarët e gjitha trevave

Hevzi

Dhuna në lindje të RD Kongos detyron mijëra refugjatë të ikin drejt Burundit

Muhamet Ramadani

Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë qendrën kulturore të fëmijëve në Khan Younis të Gazës

Muhamet Ramadani