Librat e shenjtë të besimeve të ndryshme fetare e kanë përshkruar shegën si frutin që jep jetë.
Shega i përmbahet tërësisht reputacionit të saj, sepse si frut nuk ka të sharë dhe arrin të parandalojë e shërojë shumë probleme shëndetësore.
Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht dhe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur zemrën dhe trurin por edhe për të luftuar kancerin.
Kombinimet e shegës me fruta dhe perime të tjera ofrojnë përfitime të larmishme për shëndetin.
Kombinimi i shegës me panxharin.
Panxhari ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës.
Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit, problemet e frymëmarrjes dhe pastron toksinat.
Këto të fundit janë përgjegjëse për shumë sëmundje të ndryshme me të cilat mund të përballet njeriu,
Shegë dhe panxhar, pija e duhur për pastrimin e trupit
Kombinimi i duhur mes shegës, panxharit, limonit dhe çajit jeshil. Të katërt, janë miqtë më të mirë të organizmit.
Ato ofrojnë minerale të rëndësishme siç është kaliumi dhe mangani por edhe vitaminat B dhe C si dhe fibër.
Shega me panxharin kombinohen shumë mirë bashkë dhe ofrojnë një bashkëpunim të suksesshëm për eliminimin e toksinave në trup.
Përpos të tjerave, panxhari është i shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut.
Përbërësit:
1 filxhan çaji me copa të qëruara panxhari
Kokrrat e kuqe të një shege
2 filxhanë çaji çaj jeshil,
Lëngu i një gjysmë limoni.
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser.
Më pas kullojeni lëngun me një napë, nëse preferoni një pije të holluar.
Pijeni servireni të ftohtë dhe konsumojeni menjëherë.
Atë mund ta pini rregullisht për një imunitet më të fortë dhe më pak toksina në organizëm.