RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shëmtia e një qëndrimi mbi “muzeun sionist” të Vlorës

shemtia-e-nje-qendrimi-mbi-“muzeun-sionist”-te-vlores

Amoraliteti politik i elitës politike shqiptare që merr në qafë Shqipërinë

Sali Berisha, kreu plak i PD-së, dha një tjetër shfaqje të shëmtuar të servilizimit politik, si dhe të vetëposhtërimit, duke u deklaruar pro Muzeut të ashtuquajtur Hebre të Vlorës, një ndër inisiativat kontraverse të Ramës, që në fakt është një tipik muze sionist me prapavija të rrezikshme politike dhe gjeopolitike.

Dhe, arsyetimi i Berishës mbi mbështetjen për këtë biçim muzeu që nuk është gjë tjetër veçse pjesë e fushatës së çmendur dhe antikombëtare për izraelizimin e Shqipërisë, gjë që tashmë po ndodh hapur dhe ditën për diell, duke e dorëzuar atdheun e shqiptarëve te një regjim gjenocidal, ishte po aq i shëmtuar.

“Partia Demokratike është një parti e tolerancës fetare dhe e respektit të pafund. Ajo nuk pajtohet, në mënyrë absolute, me asnjë qëndrim antisemit. Dhe këtu jemi shumë të përcaktuar. As kundër feve të tjera”, tha ai, edhe pse kundërshtimet ndaj muzeut në fjalë nuk kanë lidhje as me çështje fetare e as me antisemitizma.

Ai shkoi edhe më tej në deklarimet e tij të rëndomta kur tha: “…Unë e quaj pozitive dhe u bëj thirrje demokratëve dhe u bëj thirrje qytetarëve të Vlorës: Mos dëgjojnë ata të cilët duan të nxisin luftërat ndëretnike, fetare, e debate të tilla”.

Dhe ngjashëm si Rama, ku të dy janë plot kontradikta, kujtojmë se Berisha e ka shpallur gjithnjë veten si mbrojtës të thekur të interesave kombëtare. Por në fakt aspekti më i diskutueshëm i karakterit të tij të mbrapshtë njerëzor e politik ky ka qenë: nëse ia ka ndjerë ndonjëherë apo jo për Shqipërinë? /tesheshi

Related posts

Kosova aplikon për anëtarësim në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

admin

Netanyahu urdhëron padi për shpifje ndaj “Haaretz”-it për raportimin para 7 tetorit

admin

Parlamenti Europian ndalon hyrjen e përfaqësuesve të Iranit, vendimi nga Roberta Metsola: Populli i guximshëm iranian po vijon betejën për liri

admin