RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat që paralajmërojnë sulmin në zemër

shenjat-qe-paralajmerojne-sulmin-ne-zemer

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në vendet e zhvilluara botërore dhe infarkti është vdekjeprurës në 30% të rasteve, ndërsa vdekjet e papritura mund të ndodhin javë pas stabilizimit të sulmit në zemër të pacientit.

Në rastin e infarktit vjen deri te dëmtimi i muskujve të zemrës. Kjo pjesë e zemrës mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të prodhojë aritmi që mund të rrezikojë jetën.

Pikërisht për këto arsye, është e rëndësishme të vërehen shenja të një sulmi kërcënues në zemër në kohë për të parandaluar ose të paktën të zvogëlohen, dhe kështu të shpëtohen jetë njerëzish.

Shumica e njerëzve që kishin një infarkt kishin simptoma deri në një muaj para incidentit, por pjesa më e madhe e tyre nuk i kushtonin vëmendje, transmeton ksp. Ndërsa burrat janë më të prirë për dhimbje gjoksi, gratë shpesh përjetojnë vështirësi në frymëmarrje. Te burrat mund të paraqiten probleme me ereksion, për çka fajtor është ngushtimi i enëve të gjakut./eo

Rreth 70 për qind të grave kanë tendencë të ndjejnë një lodhje të fortë dhe afatgjatë edhe disa javë para goditjes. Nëse muskujt e zemrës nuk punojnë siç duhet, mund të shkaktojnë ënjtje të këmbës, kështu që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Vini re këto gjashtë shenja që mund të ndodhin një muaj para sulmit në zemër:

– Lodhje;

– Mungesa e frymëmarrjes;

– Dobësi;

– Marramendje dhe djersitje të ftohtë;

– Presioni në gjoks;

– Simptomat e gripit ose ftohjet.

Related posts

Hiperpigmentimi: Çfarë duhet bërë për ta parandaluar?

admin

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë

RTI

“Këto rezultate janë befasuese”/ Studiuesi i hulumtimit tregon çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

admin