RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat që tregojnë se nuk konsumoni mjaftueshëm ujë

shenjat-qe-tregojne-se-nuk-konsumoni-mjaftueshem-uje

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga dehidrimi, mirëpo shumica nuk e vërejnë këtë proces i cili ndodh në trupin e tyre.

Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë.

Shenjat e dehidrimit të nivelit të ulët dhe mesatarë janë si dëshira e shpeshtë për të pirë ujë, goja jonë zakonisht ndodhet në gjendje të thatë, lodhja, merakosja dhe hutimet e tepërta gjatë ditës, ngjyra e urinës është e verdhë e mbylltë, kokëdhimbja, marramendja, aroma e pakëndshme e gojës, dhimbje të muskujve etj.

Ndërsa shenjat e dehidrimit të nivelit të lartë janë si etja e tepërt për ujë, lëkura e thatë, marramendja e tepërt, nëse nuk djersiteni në temperaturë të lartë apo pas një aktiviteti etj.

Related posts

​Përfitimet e bananes: Burimi i kaliumit, i mirë për shëndetin e zorrëve

admin

Një mëngjes i shëndetshëm sipas dietologëve

Muhamet Ramadani

A mund të jetë përgjumja shenjë e problemeve me veshkat?

Hevzi