Parlamenti i Italisë është shndërruar në një arenë boksi mes deputetëve, të cilët janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin. Sherri ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar. Ka qenë deputeti i M5-s Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë.