RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës

shi-i-rrembyeshem-dhe-erera-te-fuqishme-ne-disa-qytete-te-kosoves

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë disa rajone të Kosovës të shtunën pasdite.

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive.

Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme.

Moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë.

Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë”, thuhej në njoftimin për media.

Sipas IHMK-së, reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune u tha se parashihet të ketë reshje në shumë zona.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.

Related posts

Zgjedhjet vendore në Shqipëri, Berisha zyrtarizon koalicionin me Metën

admin

Analiza e REL: Çfarë duhet të bëjnë Ukraina dhe Moldavia që të bëhen anëtare të BE-së?

admin

Dyshohej se ishte abuzuar s*ksualisht, zbardhet shkaku i vdekjes së 1-vjeçares në Greqi. Ja çfarë rezultoi nga ekspertiza mjeko-ligjore

admin