Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për rritjen e rasteve të prekura nga fruthi, duke paralajmëruar se numri i rasteve mund të kalojë nivelin e vitit 2023 ku janë raportuar gjithsej 61.070 raste. Sipas shifrave të fundit, 56,634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 vendet e Evropës të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024.