RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gantz kërcënon të pushtojë Rafahun deri në Ramazan ‘nëse pengjet nuk lirohen’

gantz-kercenon-te-pushtoje-rafahun-deri-ne-ramazan-‘nese-pengjet-nuk-lirohen’

Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit Benny Gantz kërcënoi të dielën se do të pushtonte qytetin Rafah gjatë muajit të Ramazanit nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk lirohen.

Nëse pengjet e mbajtura në Gaza nuk lirohen brenda disa javëve të ardhshme, Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij në Gazën jugore dhe do të shtyjë atë deri në qytetin Rafah në kufirin me Egjiptin, paralajmëroi të dielën anëtari i kabinetit të luftës Benny Gantz.

“Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit e Hamasit duhet ta dinë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të vazhdojnë kudo, duke përfshirë zonën e Rafahut”, tha Gantz.

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit fillon më 10 mars. /mesazhi

Related posts

Sondazh në Kanada, shumica mbështesin rikthimin e dënimit me vdekje

Muhamet Ramadani

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

admin

Pas zërave për viktima të zhdukura dhe eksperimente për fëmijët, bastiset ferma e Jeffrey Epstein në New Mexico

admin