RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shifrat e Britanisë, mbi 100 mijë emigrantë kanë kaluar “La Manshin” me gomone

shifrat-e-britanise,-mbi-100-mije-emigrante-kane-kaluar-“la-manshin”-me-gomone

Emigrantët me gomone që kaluan kanalin anglez këtë javë e kanë çuar në mbi 100.000 numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në “La Mansh”, që nga koha kur nisën regjistrimet në vitin 2018.

Shifrat e qeverisë britanike tregonin se në 5 vitet e fundit 99,960 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm nga Franca në Britani, por bashkë me 40 të tjerët që besohet se janë shpëtuar nga roja bregdetare më herët këtë të enjte, shifra do ta kalojë pragun e 100 mijë.

Shifrat tregojnë një rritje të madhe nga viti në vit, pasi në 2018 vetëm 299 emigrantë të paligjshëm kaluan në “La Mansh”, ndërsa numri arriti kulmin në 2022 me 45,755, ku mbi 12 mijë prej tyre ishin shqiptarë.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e kalimeve me gomone një nga pesë prioritetet kryesore të qeverisë së tij. Por planet për të ulur imigracionin e paligjshëm janë zhytur në vështirësi dhe vonesa.

Këtë javë 15 persona u zhvendosën në anijen e stacionuar në Portland, Bibby Stockholm, por ishin sfidat ligjore që vazhdojnë ato që penguan 20 të tjerë të transferoheshin në anije.

Akomodimi në brigjet e Dorset përfundimisht synon që të strehojë 500 burra beqarë, megjithëse kjo shifër është më pak se 1% e njerëzve që presin që t’ju shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

Përveç mauneve, qeveria dëshiron të përdorë tendat dhe bazat ushtarake si forma më të lira akomodimi sesa hotelet, të cilat Home Office thotë se u kushtojnë taksapaguesve britanikë rreth 6 milionë paund në ditë.

Related posts

Gruas së re i aprovohet kërkesa për t’i dhënë fund jetës përmes eutanazisë! Ja arsyeja

admin

Hezbollahu sulmon vendbanimet izraelite

admin

Palestinezët formojnë njësi të ndihmës urgjente për të prekurit e tërmetit në Turqi

admin