Shiu i dendur i ka përmbytur rrugët dhe pronat në Jeddah, qytet i Arabisë Saudite i rrethuar nga shkretëtira.
Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të banorëve që po përballeshin me përmbytjet.
Shumë makina e shtëpi ishin të bllokuara për shkak të nivelit të ujit.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë lëshoi një raport duke treguar se “reshje të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra aktive do të parashikohen të bien në disa pjesë të rajoneve të tjera”.
Përmbytjet e këtij viti nuk janë të parat. Në vitin 2009, përmbytjet lanë 120 të vdekur./koha
Unprecedented flash floods hit the Saudi city of Jeddah pic.twitter.com/VTWkKSCQk0
— PressTV Extra (@PresstvExtra) December 31, 2022