RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fitimet e bankave thyejnë rekord, përfituan nga kriza

fitimet-e-bankave-thyejne-rekord,-perfituan-nga-kriza

Kriza financiare globale e pasuroj sektorin bankar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori bankar vitin 2022 e mbyll me fitime mbi 107 milionë euro, vlerë kjo më e larta e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar në Kosovë.

Ky rezultat financiar i atribuohet rritjes më të lartë të të hyrave, dhe rritjes relativisht më të ulët të shpenzimeve. Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 270.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.6 për qind.

“Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 70.4 për qind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit.

Duhet theksuar që këtë vit, të hyrat nga interesi prej plasmanëve në bankat tjera janë rritur më theksueshëm krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa, kategoria e të hyrave nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, 9.1 për qind nga 37.3 për qind në shtator 2021, dhe arritën në vlerën prej 70.1 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale/ Rusia mban votime në rajonin e kontrolluar prej saj në lindje të Ukrainës

admin

Zv/ministri i Jashtëm turk takohet me Albin Kurtit

admin

Kreu i parlamentit francez kritikohet pasi refuzoi mbajtjen e një minutë heshtjeje për punonjësin e vrarë në Gaza

rezart morina