RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shkaktojnë dhimbjet e kyçeve, cilat janë ushqimet që nuk duhet të konsumoni

shkaktojne-dhimbjet-e-kyceve,-cilat-jane-ushqimet-qe-nuk-duhet-te-konsumoni

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës, sepse lëvizja është e domosdoshme për çdo aktivitet të ditës.

Përveç aktivitetit fizik, ushqyerja është një nga faktorët lehtësues ose rëndues të këtij problemi.

Cilat janë produktet që duhet të shmangni për dhimbjet e kyçeve

Ushqimet dhe pijet e mëposhtme për fat të keq janë pjesë e regjimit ushqimor të kohëve moderne.

Shmangia e tyre është e vështirë, por jo e pamundur.

Sheqernat e shtuar

Trupi ka nevojë për sheqer, por në kohët e sotme çdo ushqim i përpunuar përmban sheqer.

Ai ndërvepron me yndyrnat dhe proteinat në trup dhe shkakton inflamacion.

Ekspertët këshillojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe konsumin e madh e të tepruar të frutave, që ndonëse kanë sheqer, ofrojnë edhe fibër, ushqyes të tjerë dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kripa

Kripa është problematike sepse nxit akumulimin e ujit në trup dhe rrit tensionin e gjakut.

Mirëmbajtja e ekuilibrave të lëngjeve në trup është thelbësore për lubrifikimin e kyçeve.

Kripa e tepërt shkakton enjtje që më pas nxit dhimbjet e kyçeve.

Yndyrnat e ngopura

Sipas informacioneve, njerëzit duhet të shmangin yndyrnat e ngopura për shumë arsye.

Ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por u bëjnë dëm edhe kyçeve.

Ekspertët thonë se konsumi i kufizuar i këtyre yndyrnave ul inflamacionin.

Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve, qëndroni larg:

ushqimeve të skuqura,

mishit të kuq,

ëmbëlsirave industriale.

Ushqime të mira për kyçet janë:

  • spinaqi,
  • kinoa,
  • thjerëzat
  • fasulet

Karbohidratet e Përpunuara

Mielli i bardhë që blejmë në market, është një nga shembujt më të mëdhenj të karbohidrateve të përpunuara.

Ai ka një nivel të lartë glicemie dhe rrit sheqerin në gjak.

Ai gjendet në absolutisht çdo produkt ushqimor, por mjekët këshillojnë konsumin më të lartë të drithërave të papërpunuara.

Related posts

Grip dhe COVID bashkë/ Çdo ditë në Spitalin e Durrësit kërkojnë ndihmë 400 persona

admin6

Një thelb hudhër në mëngjes, shumë përfitime shëndetësore

admin

Pse EQ është më e rëndësishme se IQ?

rezart morina