RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shkarkimi i Erden Atiqit – numër i madh i qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës po nënshkruajnë peticionin

shkarkimi-i-erden-atiqit-–-numer-i-madh-i-qytetareve-serbe-ne-veri-te-mitrovices-po-nenshkruajne-peticionin

Qytetarët serb në veri të Mitrovicës nga sot e deri më 22 janar, mund të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

E numër i konsiderueshëm i tyre janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit, ku edhe po bëhet nënshkrimi i këtij peticioni.

Kuzhina është “zemra e shtëpisë”, tetë ngjyrat që janë perfekte për…Mundësi, ndryshime dhe sfida: Sipas horoskopit kinez, nëse keni lin…Çmimet Emmy zbuluan trendin e grimit dhe buzëkuqit që do e shihni k…“Top sekret”: Formacioni i Barcelonës, nëse Jose Mourin…Si okulisti holandez udhëtoi në Shqipëri për të takuar Osman Kazazi…

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Në të njëjtën kohë ka nisur edhe nënshkrimi i peticionit për shkakrimin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në udhëzimin administrativ të bërë sivjet, duhet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Në këtë rast, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale. Nëse konfirmohet nënshkrimi i peticionit nga të paktën 20 për qind e votuesve të regjistruar, në procesin e votimit duhet të votojnë pro të paktën 50 për qind, për ta rrëzuar kryetarin.

Related posts

Egjipt, autobusi bie në kanal, të paktën 21 të vdekur – VIDEO

admin

Droni regjistron shk’atërrimin masiv nga su’lmet iz’raelite në Ga’zën veriore

admin

Polonia thotë se e ka “detyrë” të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë para se ato të hyjnë në hapësirën e saj ajrore

rezart morina