RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia thotë se e ka “detyrë” të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë para se ato të hyjnë në hapësirën e saj ajrore

polonia-thote-se-e-ka-“detyre”-te-rrezoje-raketat-ruse-mbi-ukraine-para-se-ato-te-hyjne-ne-hapesiren-e-saj-ajrore

Varshava e ka “detyrë” të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë para se ato të hyjnë në hapësirën e saj ajrore, tha sot ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, transmeton Anadolu.

Polonia dhe vendet e tjera në kufi me Ukrainën e kanë “detyrë” t’i interceptojnë raketat ruse para se të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, tha Sikorski gjatë një interviste për Financial Times.

Mbrojtja e hapësirës ajrore kombëtare është parësore pavarësisht kundërshtimit të NATO-s, vuri në dukje ai.

“Anëtarësia në NATO nuk tejkalon përgjegjësinë e secilit vend për mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore – është detyra jonë kushtetuese”, tha ai.

Sikorski shtoi se do të ishte vetëmbrojtje legjitime meqenëse pasi të kalojnë në hapësirën ajrore kombëtare, rreziku i mbeturinave që të lëndojnë dikë është i madh.

Duke cituar zyrtarë ushtarakë, agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi sot se Polonia ka përgatitur avionët dhe ka vënë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore në gatishmëri pasi Rusia nisi një sulm masiv ajror në Ukrainën fqinje gjatë natës së të hënës.

“Të gjitha procedurat e nevojshme janë nisur për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake”, ka thënë ndërkohë komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë në një deklaratë, duke shtuar se po “monitoron situatën”.

Related posts

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, trupi gjykues vendos lidhur me formën se si do të zhvillohen procedurat

admin

Rusia: Ukraina kreu sulme me dronë në kryeqytetin Moskë

Muhamet Ramadani

Kosova nis shqyrtimin për ndalimin e TikTokut

Muhamet Ramadani