RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shkencëtarët krijojnë mikrobe të zorrëve të modifikuara gjenetikisht që zbërthejnë gurët në veshka

shkencetaret-krijojne-mikrobe-te-zorreve-te-modifikuara-gjenetikisht-qe-zberthejne-guret-ne-veshka

Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë modifikuar gjenetikisht një bakter të zakonshëm të zorrëve të quajtur “Phocaeicola vulgatus” – për të zbërthyer në mënyrë të sigurt oksalatin, përbërësin përgjegjës për shumicën e gurëve në veshka.

Sipas një studimi të botuar në “Science” dhe të raportuar nga “Science News Today”, bakteret e modifikuara mund ta metabolizojnë oksalatin direkt në zorrë, duke e penguar atë të arrijë në veshka dhe të formojë kristale të dhimbshme.

Ajo që e bën këtë qasje veçanërisht premtuese është mekanizmi i saj i integruar i sigurisë.

Bakteret e modifikuara mbështeten në një lëndë ushqyese të veçantë, të quajtur porfiran, një sheqer kompleks që gjendet në algat e detit.

Njerëzit nuk mund ta tretin porfiranin, por bakteret e modifikuara janë të afta ta bëjnë tretjen.
Kështu që, studiuesit mund të kontrollojnë aktivitetin e tyre duke shtuar ose hequr porfiranin nga dieta.

Mungesa e porfiranit do të thotë mungesë karburanti dhe bakteret vdesin natyrshëm.

Në testet laboratorike me minjtë, trajtimi uli nivelet e oksalatit në urinë me 47%, dhe në modelet që simulojnë gjendjen njerëzore si hiperoksaluria e shkaktuar nga bajpasi gastrik, bakteret parandaluan plotësisht rritjen e oksalatit.

Testet e hershme te njerëzit e shëndetshëm treguan gjithashtu rezultate premtuese, megjithëse nevojiten më shumë studime para përdorimit klinik.

Related posts

Ja si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut çdo ditë

Hevzi

​Çfarë shkakton mungesa e vitaminës D

admin

Ushqimi dhe psikika: si ndikon ushqimi në mendjen tonë?

admin