RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shkencëtarët shpresojnë te një trajtim i ri për sëmundjen e Parkinsonit

shkencetaret-shpresojne-te-nje-trajtim-i-ri-per-semundjen-e-parkinsonit

Në fillim të vitit të ardhshëm, një trajtim i ri për sëmundjen e Parkinsonit, që përfshin transplantet e indeve, do të testohet për herë të parë te pacientët.

Qelizat staminale* të transformuara në laborator në qeliza nervore do të përdoren për të zëvendësuar ato të shkatërruara nga sëmundja. Shpresohet se këto do të ndalojnë përhapjen e simptomave.

Shënim: Qelizat staminale janë lëndët e para të trupit – qeliza nga të cilat krijohen të gjitha qelizat e tjera me funksione të specializuara. Në kushtet e duhura në trup ose në laborator, qelizat staminale ndahen për të formuar më shumë qeliza.

“Na është dashur një kohë e gjatë për të arritur në këtë fazë, por shpresojmë se rezultatet nga këto prova do të nënkuptojnë se, brenda pak vitesh, ne mund të jemi në gjendje të ofrojmë transplante indesh si trajtime standarde për sëmundjen e Parkinsonit,” tha Prof. Roger Barker, i Universitetit të Cambridge-it. “Është sigurisht një qasje premtuese.”

Shkencëtarët kanë arritur t’i transformojnë qelizat staminale në qeliza dopamine. Këto do të përbëjnë thelbin e transplanteve që do të kryhen muajin e ardhshëm. Dopamina ndihmon një person të kontrollojë lëvizjen.

“Kjo do të thotë se ne jemi tani në një pikë ku mund të përdorim transplantet e qelizave staminale si trajtime për pacientët me Parkinson, megjithëse do të duhen disa vite para se të dimë se këto funksionojnë dhe mund të përdoren si trajtime standarde për sëmundjen e Parkinsonit,” tha Barker (via Guardian).

Shkencëtarët presin që provat e tyre do të zgjasin të paktën dy vjet. Ato do të pasohen nga një shqyrtim i kujdesshëm i rezultateve dhe i çdo efekti anësor.

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv. Shenjat e para janë problemet me lëvizjen. Lëvizjet e koordinuara të muskujve bëhen të mundura nga dopamina, një substancë në tru. Dopamina prodhohet në një pjesë të trurit të quajtur “substantia nigra”. Në rastin e njerëzve me Parkinson, qelizat e substantia nigra fillojnë të vdesin. Kur ndodh kjo, nivelet e dopaminës zvogëlohen. Kur ato kanë rënë 60% deri në 80%, simptomat e Parkinsonit fillojnë të shfaqen.

Related posts

Duhet t’i dini patjetër – Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

admin

Koha ta shikoni ndryshe ananasin, mrekullitë e frutit tropikal për shëndetin

admin

Kujt i bën mirë kafeja dhe si duhet pirë

admin