Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur mbi 5000 persona, raporton AP.
Ndërsa, që ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për nxjerrjen e njerëzve që kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti me magnitudë 7.8.
Shumë vende përfshirë Kosovën e Shqipërinë ka dërguar në Turqi ekipe të shpëtimit.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se më shumë se 24,400 personel emergjence janë në teren.