RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Nga marrëveshja e përkohshme do të përfitojnë edhe Kosova edhe Serbia

hovenier:-nga-marreveshja-e-perkohshme-do-te-perfitojne-edhe-kosova-edhe-serbia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se nga marrëveshja do të përfitojnë të dyja palët.

“Shtetet e Bashkuara është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë”, ka shkruar Hovenier.

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Lajçak ka qëndruar dje në Kosovë, ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Pas këtij takimi, ai ka bërë të ditur se në takim me kryeministrin Kurti dhe ambasadorin amerikan është diskutuar edhe propozimi gjashtë pikësh i kryeministrit për Asociacionin, duke mos dhënë detaje.

Ai ka thënë se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në bazë të propozimit evropian dhe për një takim të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, Kurti ka njoftuar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

Related posts

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Kushtrim Guraj

Gjyqi për zjarrin në Koçan bashkohet me lëndën ndaj pronarit të sigurisë, Prokuroria akuzon institucionet

admin

Partia Laburiste, fituese e zgjedhjeve lokale në Angli

Muhamet Ramadani