RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga stampedo në stadiumin në El Salvador

shkon-ne-12-numri-i-te-vdekurve-nga-stampedo-ne-stadiumin-ne-el-salvador

Të paktën 12 persona kanë vdekur si pasojë e stampedos në stadiumin e futbollit në kryeqendër të El Salvadorit, në San Salvador, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në ndeshjen mes Alianzas dhe Fas në stadiumin “Cuscatlan”.

Ndeshja u pezullua pas ngjarjes.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, e ka përshkruar këtë ngjarje si të “paprecedent” dhe tha se kanë nisur hetime të detajuar lidhur me rastin.

Policia më herët kishte thënë se shtatë burra dhe dy gra janë në me sin e të vdekurve, të gjitha viktimat janë mbi 18 vjet. Mirëpo, numri i të vdekurve ka shkuar në 12.

Katastrofa ndodhi pasi një numër i madh i tifozëve tentuan të futeshin në arenë pasi portat u mbyllën. Zyrtarët besopjnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe kanë thënë se po bëhen hetime.

Në xhirime shihen tifozët duket tentuar të heqin barrikadat në hyrje të stadiumit.

Në xhirime shihen njerëz të shtrirë në stadium, ndërsa ekipet e ndihmës së parë mundohen t’i ndihmojnë ata.

Presidenti Bukele ka thënë se të gjihthë do të hetohen, përfshirë skuadrat, menaxherët, zyrtarët e stadiumit, liga dhe Federata.

“Kushdo që është fajtorë, do të dënohet”, ka thënë ai.

Afro 500 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 90 prej tyre po vazhdojnë të trajtohen me “trauma të shumëfishta”.

Ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabi, ka thënë se shumica e të lënduarve janë në gjendje stabile dhe nuk ka raportime për të vdekur në spital.

Federata e Futbollit të El Salvadorit ka thënë se gjitha ndeshjet e futbollit të kampionatit vendor të parapara të luhen të dielën janë pezulluar. /koha

Related posts

Erdoğan do të vendosë krizën e Gazës në qendër të vizitave të ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt

admin6

Kriza në Lindjen e Mesme, Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

rezart morina

Konfirmohet vizita e Blinkenit në Shqipëri

admin6