RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 23.357 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

shkon-ne-23.357-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Me 147 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 23.357 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli kryen që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 96 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se Izraeli në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ka vrarë 147 palestinezë ndërsa ka plagosur 243 të tjerë.

Forcat izraelite, në 24 orët e fundit kanë kryer “14 masakra” thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 23.357 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 59.410 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.

Një pjesë e të plagosurve ende ndodhen nën rrënoja ose në anë të rrugëve për shkak se ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek ata.

Related posts

Lu’fta në Rripin e Ga’zës, OKB: Nuk jemi në gjendje të ushqejmë shumicën e civilëve në Ra’fah

RTI

Guterres: Bota po përballet me uragane të kategorisë V

admin

Vuçiq: Është në interesin tonë të lidhemi me Graçanicën, Prishtinën, Tiranën dhe Durrësin

rezart morina