RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Vuçiq: Është në interesin tonë të lidhemi me Graçanicën, Prishtinën, Tiranën dhe Durrësin

vuciq:-eshte-ne-interesin-tone-te-lidhemi-me-gracanicen,-prishtinen,-tiranen-dhe-durresin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në kuadër të Procesit të Berlinit, në vitin 2014 ka biseduar me kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel për lidhjen e Prishtinës me Nishin me autostradë dhe ka theksuar se “Prishtina nuk është e interesuar për këtë”.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme, të lidhemi me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën, Durrësin. Na lehtëson punën dhe progresin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq shtoi se Serbia ka shumë më tepër për të humbur sesa Kosova.

“Ne kemi shumë më tepër për të humbur sesa Kurti. Ne kemi një ekonomi shumë më të fortë, njerëzit jetojnë shumë më mirë, rrogat tona janë pak më shumë se dy herë më të larta se poshtë [Kosovë]. Kur të rritet [paga] për edukatorët dhe infermierët në shtator dhe më pas për një numër të konsiderueshëm ushtarakësh, kjo do të hetohet. Deri në fundit të vitit do ta rrisim edhe pagën minimale”, tha ai.

Related posts

Altun: Turqia është bërë lider i lëvizjes “Zero Waste”

admin

Osmani: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së për liri

admin

“Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me ShBA-në”

Muhamet Ramadani