RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkup: Shembull i mirë për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

shkup:-shembull-i-mire-per-te-ndihmuar-turqine-dhe-sirine

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të solidarizohen me popullatën turke dhe atë siriane pas tërmeteve shkatërruese. Ekipi Televizionit Shenja vizitoi dy pika ku bëhet, grumbullimi i rrobave, batanije, parave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për një familje.

Me vetë iniciativë, aktivete të njejta kanë organizuar edhe disa shokë në Çarshinë e Shkupit, të cilët po ashtu njoftojnë se interesimi është i madh, i atyre që janë duke ofruar ndihmë.

Një shembull i mirë të gjithë që dëshirojnë të solidarizohen me popullin turk dhe atë sirian është edhe Muharem Halimi, i cili me karrocën e tij, nxjerrë kafshatën e bukës, por ai ka vendosur që, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të dhurojnë ndihma dhe duke pasur parasyssh se në Çarshi të Shkupit është e pamundur të futet vetura, ai ka vendosur që me karrocën e tij, transportin të bënë falas të për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë ndihma.

“Kisha pasë dëshirë të gjithë muslimanët që janë këtu në Maqedoni të Veriut, sa më tepër me ndihmu aq më mirë do të jetë, sepse mundet e njejta gjë me ndodh edhe tek ne. Transportin falas e kam bërë për hirë të Zotit. Kanë pru shumë, por edhe kto djemtë janë aktivë, kanë punuar vullnetarisht, sa kanë pasur mundësi kanë pru, kanë dhuru edhe pare edhe rroba, më herët une i sjella dy turre. Pronari dëshiron të më paguajë, por unë nuk ja mora, i thash un atë e bëjë për Allah”. /shenja

Related posts

GJND: Izraeli menjëherë të ndalojë operacionet ushtarake në Gaza

admin

​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë

rezart morina

Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë Moskën të varur nga Kina, Putin paralajmëron: Gjatë muajit të ardhshëm…

admin