RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur

shperthejne-perleshjet-ne-protesten-kunder-dhunes-ne-mexico-city,-20-te-plagosur

Të paktën 20 persona janë plagosur gjatë një proteste në Mexico City, pasi shpërthyen përleshjet midis policisë dhe demonstruesve që iu përgjigjën një thirrjeje nga një grup që identifikonte veten si “Gjenerata Z”, raporton Anadolu.

Mijëra njerëz u tubuan në rrethrrotullimin ‘El Angel’ dhe marshuan drejt Pallatit Kombëtar.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe sprej për shuarjen e zjarrit teksa pasi protestuesit sulmuan barrierat me gurë dhe çekiçë. Shumë pjesëmarrës gjithashtu u arrestuan gjatë përleshjeve.

Studentë, fermerë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë iu bashkuan protestës, duke kritikuar vitet e dhunës dhe pasigurisë të lidhura me krimin e organizuar.

Demonstruesit gjithashtu protestuan kundër vrasjes së kryetarit të bashkisë Uruapan, Carlos Manzo, i cili u qëllua gjatë Festivalit të Dritës më 1 nëntor.

Pjesëmarrësit thanë se problemet e sigurisë vazhduan pavarësisht ndryshimeve qeveritare dhe bënë thirrje që viktimat e dhunës të mos harrohen.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se protestat e “Gjeneratës Z” ndikuan politikisht nga grupet e opozitës dhe pretendoi se demonstratat u manipuluan.

Related posts

Dokumentet e zbuluara në Pentagon: “Mbi 110 mijë viktima ruse” në luftë me Ukrainën

admin

Morawiecki: Nëse Kievi bie, Varshava objektivi i ardhshëm i Moskës

admin

“Rritje rekord e kriminalitetit me motive politike e fetare”/ DW: Edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik

admin