Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme (9prill) në Itali, në një digë artificiale që prodhon energji hidroelektrike në liqenin Suviana, midis qyteteve Bolonja dhe Firence. Sipas asaj që raportohet nga një përfaqësues i Shërbimit Italian të Zjarrfikësve, i cituar nga agjencia Reuters, tre persona janë plagosur rëndë dhe pesë të tjerë mbeten të zhdukur.