Një vullkan i ri ka shpërthyer në jug të Islandës, gjë që ka bërë që vendi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, raportoi të dielën BBC-ja.
Ky vullkan, i cili shpërtheu në Gadishullin Raykjanes, është i katërti që nga dhjetori.
Siç raportohet, ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani.
Njerëzit janë zhvendosur nga Laguna Blu, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës, ndërsa hapësira ajrore e vendit mbetet e hapur.
Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, vullkani shpërtheu pas orës 20:00 të shtunën midis Hagafellit dhe Stora-Scogfellit – në veri të Grindavikut.
Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi.
Laguna Blu është e mbyllur deri në një njoftim të dytë si masë paraprake. Ka pasur rreth 500-600 njerëz në zonë në kohën kur ndodhi shpërthimi i së shtunës.
Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta në Mesin e Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. /koha
A volcano on Iceland’s southwestern coast erupted few hours ago for the fourth time since December with a 2.9-km-long fissure: the fishing town of Grindavik was being evacuated, again.pic.twitter.com/FcIfrg6Rw8
— Massimo (@Rainmaker1973) March 17, 2024