RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthen sërish vullkani në Islandë

shperthen-serish-vullkani-ne-islande

Një vullkan i ri ka shpërthyer në jug të Islandës, gjë që ka bërë që vendi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, raportoi të dielën BBC-ja.

Ky vullkan, i cili shpërtheu në Gadishullin Raykjanes, është i katërti që nga dhjetori.

Siç raportohet, ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani.

Njerëzit janë zhvendosur nga Laguna Blu, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës, ndërsa hapësira ajrore e vendit mbetet e hapur.

Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, vullkani shpërtheu pas orës 20:00 të shtunën midis Hagafellit dhe Stora-Scogfellit – në veri të Grindavikut.

Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi.

Laguna Blu është e mbyllur deri në një njoftim të dytë si masë paraprake. Ka pasur rreth 500-600 njerëz në zonë në kohën kur ndodhi shpërthimi i së shtunës.

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta në Mesin e Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. /koha

Related posts

Të dërguarit e Gjermanisë e Francës për dialogun të premten në Kosovë – takohen me Kurtin

admin

BE konfirmon “kundërshtimin e fuqishëm” ndaj politikës së vendbanimeve të Izraelit

admin

Alarme për bomba në 15 shkolla të Shkupit

admin