RTV AHIRETI
Lajme

Shpërthen sërish vullkani në Islandë

shperthen-serish-vullkani-ne-islande

Një vullkan në Islandën jugperëndimore shpërtheu sot, duke nxjerrë lavë dhe tym të nxehtë, për të gjashtën herë që nga dhjetori, njoftoi sot zyra meteorologjike islandeze.

Gjatësia totale e çarjes ishte rreth 3.9 km dhe ajo u zgjerua me 1.5 km në rreth 40 minuta, sipas një deklarate nga Zyra Meteorologjike e Islandës, e cila monitoron vullkanet.

“Ndikimi është i kufizuar në një zonë të lokalizuar pranë vendit të shpërthimit. Nuk përbën kërcënim për jetën dhe zona aty pranë është evakuuar”, shkroi Ministria e Jashtme Islandeze në rrjetin social X.

Lava nuk ka rrjedhur drejt qytetit të peshkimit të Grindavik, afërsisht 4000 banorët e të cilit janë evakuuar kryesisht që nga muaji nëntor, raporton reuters.

Shpërthimi ndodhi në serinë Sundhnukar të kratereve në lindje të malit Sylingafell, duke mbivendosur pjesërisht shpërthimet e tjera të fundit në gadishullin Reykjanes, në një sistem vullkanik që nuk ka krater qendror, por shpërthen duke hapur çarje të mëdha në tokë.

Hulumtimet kanë treguar se magma po grumbullohet nën tokë, duke nxitur paralajmërime për aktivitet të ri vullkanik në zonën në jug të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.

Shpërthimi i fundit në gadishullin Reykjanes, shtëpia e rreth 30 mijë njerëzve ose gati 8 për qind e popullsisë totale të vendit, përfundoi më 22 qershor pasi shpërtheu burime shkëmbi të shkrirë për 24 ditë.

Shpërthimet tregojnë sfidën me të cilën përballet kombi ishullor me gati 400 mijë banorë, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se gadishulli Reykjanes mund të përballet me shpërthime të përsëritura për dekada apo edhe shekuj.

The post Shpërthen sërish vullkani në Islandë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

U kontestua nga opozita, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë qeverisë për Ligjin mbi pagën minimale

admin

BE: Kosova do të mbetet “e vetme” dhe mbrapa, nëse nuk dëgjon miqtë e saj

admin

Derek Chollet mirëpret vendimin e Kurtit për pranimin e propozimit të BE-së

rezart morina