RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthen vullkani në Gadishullin Reykjanes të Islandës

shperthen-vullkani-ne-gadishullin-reykjanes-te-islandes

Një vullkan në Gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe hi, njoftuan zyrtarët vendas, raporton Anadolu.

Autoritetet treguan se vullkani nxori llavë dhe hi si rezultat i shpërthimit që ndodhi pas disa lëkundjeve, duke vënë në dukje se ky ishte shpërthimi i 6-të i vullkanit që nga dhjetori i vitit 2023.

Më tej, autoritetet theksuan se ndikimi i shpërthimit ishte i kufizuar në mbylljen e disa rrugëve dhe thanë se ende nuk kishte ndonjë kërcënim të madh.

Vullkani Fagradals, i cili gjendet në Gadishullin Reykjanes dhe i aktivizuar në vitin 2021, filloi të nxjerrë llavë pas 6 mijë vjetësh. Ky ishte shpërthimi i parë vullkanik në Reykjanes pas 781 vjetësh.

Related posts

Himni kombëtar i Iz’raelit u fërshëllua me zë të lartë në ndeshjen olimpike të futbollit

Muhamet Ramadani

Trump ndryshon parashikimin, thotë se lufta me Iranin mund të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit

Muhamet Ramadani

Kosova po armatoset, Maqedonci deklarohet pas nënshkrimit të kontratës me prodhuesin amerikan

admin