RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthen zjarr në Hadera të Izraelit pas një breshërie raketash nga Irani

shperthen-zjarr-ne-hadera-te-izraelit-pas-nje-bresherie-raketash-nga-irani

Një zjarr shpërtheu në qytetin Hadera në veri të Izraelit pas një breshërie raketash nga Irani, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit “Channel 12”, sirenat u dëgjuan në disa qytete në veri dhe qendër të Izraelit, përfshirë në Tel Aviv, Hadera dhe Caesarea.

Gazeta “Yedioth Ahronoth” tha se një raketë goditi qytetin Hadera, ku u pa tym që ngrihej. “Channel 12” tha se mbetje nga raketat e interceptuara ranë në vendbanimin Modi’in Illit.

Një korrespondent i Anadolu-t tha se shpërthime të forta u dëgjuan gjithashtu mbi Kudsin pasi mbrojtja ajrore izraelite u përpoq të interceptonte raketat në hyrje.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin e atëhershëm suprem, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe në aviacion.

Related posts

SHBA-ja dhe Armenia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

admin

Samiti “G77+Kina” do të mbahet në Kubë

Muhamet Ramadani

Regjisori i famshëm hollivudian dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, arrestohet djali 32-vjeçar nën dyshimin për vrasje

admin