RTV AHIRETI
Uncategorized

Shpërthim në Skenderaj – 13-vjeçari pëson djegie në fytyrë nga bombola e gazit

shperthim-ne-skenderaj-–-13-vjecari-peson-djegie-ne-fytyre-nga-bombola-e-gazit

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole gazi, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 15:00, në fshatin Aqarevë, ku siç mëson , një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Sipas informacioneve, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer një bombolë gazi e zbrazët, e cila ka shkaktuar djegie në fytyrën e të miturit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika dhe njësitë reaguese, të cilat gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se nga zjarri kanë shpërthyer edhe dy sprej (boca) që ishin hedhur në mbeturina.

I dyshuari, S. Veseli, është shoqëruar në stacion policor në Skenderaj për intervistim.

I mituri ka marrë trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është në procedurë të rregullt.





Related posts

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

Kushtrim Guraj

Celebrating Black History Month With SWE

Bullgaria reagon ndaj përdorimit të emrit “Maqedoni” nga presidentja Siljanovska-Davkova

Muhamet Ramadani