RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani

shperthime-degjohen-ne-veri-te-izraelit-pas-leshimit-te-raketave-nga-irani

Shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Haifa, në veri të Izraelit, pas lëshimeve të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.

Më herët, ushtria izraelite tha se sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në disa zona në të gjithë Izraelin pasi u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt vendit.

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit herët sot, të quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi “operacione të mëdha luftarake” në Iran me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.

Related posts

Guterres paralajmëron: Libani të mos bëhet një “Gazë i dytë”, populli nuk e përballon dot

admin

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

Muhamet Ramadani

Tërmet 7.6 ballë në Papua Guinenë e Re

admin