RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthimi në kopertinën e albumit tre muaj para: ç’dinte vallë ky grup muzikor për 11 Shtatorin?

shperthimi-ne-kopertinen-e-albumit-tre-muaj-para:-c’dinte-valle-ky-grup-muzikor-per-11-shtatorin?

“The Coup”, bënte muzikë por edhe politikë me këngët e tij

Historia e albumit “Party Music”, albumi i katërt i grupit hip-hop kalifornian The Coup, duket si një prej atyre historive që ushqejnë teoritë konspirative. Por, ndryshe nga shumë prej tyre, kjo ngjarje është plotësisht e dokumentuar.

Kopertina origjinale e albumit paraqiste Kullat Binjake në Nju Jork duke shpërthyer në një re tymi, ndërsa albumi ishte planifikuar të dilte pikërisht në shtator të vitit 2001.

Fotot për kopertinën ishin realizuar më 15 maj 2001, ndërsa dizajni përfundimtar ishte përgatitur disa javë më vonë, rreth tre muaj para sulmeve terroriste. Pra, nuk bëhej fjalë për një përpjekje marketingu të bërë pas 11 Shtatorit për të tërhequr vëmendjen.

Imazhi ekzistonte shumë kohë përpara se Kullat Binjake të goditeshin. Në kopertinë shfaqeshin solisti Boots Riley dhe DJ Pam the Funkstress, e cila ndërroi jetë në vitin 2017.

Ajo mbante dy shkopinj si një dirigjente orkestre, sikur të drejtonte shpërthimin e kullave, ndërsa Riley dukej gati të shtypte një buton detonatori. Në të vërtetë, objekti në dorën e tij ishte një akordues kitare.

“The Coup” ishte një grup me qëndrime të forta politike dhe Riley ishte i angazhuar në lëvizjet radikale antikapitaliste të komunitetit afroamerikan.

Imazhi i Kullave Binjake që shpërthenin ishte menduar si një provokim politik, një simbolikë kundër sistemit financiar amerikan dhe pabarazive shoqërore.

Në hip-hop, madje, nuk ishte hera e parë që Kullat Binjake përdoreshin në këtë mënyrë. Notorious B.I.G. kishte përmendur shpërthimin e tyre në një këngë, ndërsa edhe një kopertinë e albumit të Busta Rhymes, të publikuar në vitin 1998, paraqiste atë pjesë të Manhatanit të përfshirë nga flakët.

Por më 11 shtator 2001, simbolika e kopertinës ndryshoi përgjithmonë. Sipas një artikulli të publikuar nga “Wired” më 13 shtator, kopertinat e “Party Music” pritej të shkonin në shtyp pikërisht të martën, më 11 shtator.

Imazhi kishte qarkulluar tashmë në media dhe ishte publikuar edhe në faqen e kompanisë diskografike 75 Ark. Pas sulmeve, kompania nisi të merrte telefonata dhe email-e proteste dhe vendosi ta hiqte menjëherë imazhin nga interneti dhe të ndalonte procesin e shtypjes.

Në fillim, Riley këmbënguli që kopertina të mos ndryshohej. Ai mendonte se mund ta përdorte vëmendjen e jashtëzakonshme për të argumentuar se edhe ushtria amerikane dhe korporatat kishin qenë përgjegjëse për akte terrori.

Por më pas u tërhoq. “Para së martës kishte një lloj humori, pas saj jo”, ishte në thelb shpjegimi i tij. Realiteti i 11 Shtatorit, e kishte bërë të pamundur që publiku ta shihte më atë imazh si një metaforë politike.

Kopertina u zëvendësua me një imazh shumë më neutral: një gotë kokteji nga e cila ngriheshin flakë. “Party Music” nuk u bë albumi më i suksesshëm i The Coup, megjithëse u prit mirë nga kritikët.

Rasti nuk ishte i vetmi. Edhe albumi “Live Scenes from New York” i Dream Theater, i publikuar më 11 shtator 2001, kishte një kopertinë me siluetën e Nju Jorkut, Kullat Binjake dhe Statujën e Lirisë të përfshira nga flakët.

Ajo kopertinë u tërhoq dhe u zëvendësua. Edhe albumi “Bleed American” i Jimmy Eat World u riemërtua përkohësisht “Jimmy Eat World”.

Edhe filmi “Donnie Darko”, që doli disa javë pas sulmeve, u përball me një problem të ngjashëm. Traileri tregonte një motor avioni që binte mbi shtëpinë e protagonistit. Koha e publikimit, menjëherë pas tragjedisë, ndikoi edhe në pritjen e filmit nga audienca. tesheshi

Related posts

FOTOLAJM/ U godit nga rrufeja, përfshihet nga flakët shtëpia

admin

Presidenti brazilian takohet me Xi Jinping, fokusi lufta në Ukrainë

admin

Plani me 10 pika i Von der Leyen për të frenuar emigrantët në Lampeduza

Muhamet Ramadani