RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut u rritën me 3.2 miliardë lekë

shqiperi:-eksportet-drejt-maqedonise-se-veriut-u-rriten-me-3.2-miliarde-leke

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 3.2 miliardë lekë përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-korrik 2022 u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 10 miliardë lekë.

INSTAT bëri të ditur se gjatë 7-mujorit të këtij viti importet shënuan një rritje me 2.2 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 8.6 miliardë lekëve, kundrejt 6.4 miliardë lekëve që ishin në periudhën janar-korrik 2021.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. /atsh

Related posts

Atentati ku u plagos Donald Trump, vjen edhe reagimi i parë nga Kremlini! Ja kë bën fajtor Rusia

admin

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

rezart morina

Mbi 1.1 miliard dollarë pasuri, Taylor Swift i bashkohet klubit të personave më të pasur në botë

admin