RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut u rritën me 3.2 miliardë lekë

shqiperi:-eksportet-drejt-maqedonise-se-veriut-u-rriten-me-3.2-miliarde-leke

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 3.2 miliardë lekë përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-korrik 2022 u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 10 miliardë lekë.

INSTAT bëri të ditur se gjatë 7-mujorit të këtij viti importet shënuan një rritje me 2.2 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 8.6 miliardë lekëve, kundrejt 6.4 miliardë lekëve që ishin në periudhën janar-korrik 2021.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. /atsh

Related posts

Netanyahu: Operacioni i përbashkët Izrael-SHBA do të riformësojë të ardhmen e Iranit

Hevzi

Spanjë, kapen 197 anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare me kombësi të ndryshme

Muhamet Ramadani

Putin shpall armëpushim me Ukrainën për Pashkë më 11-12 prill

RTI