RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kukësit

shqiperi,-mbahen-zgjedhjet-per-kryebashkiakun-e-ri-te-kukesit

Në Qarkun e Kukësit po mbahen sot zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të Bashkisë Kukës, raporton Anadolu.

Në garën zgjedhore për kryebashkiak të Kukësit marrin pjesë partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), dhe dy parti opozitare.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen rreth orës 19:00, ndërkohë që votohet vetëm në një fletë votimi, për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, mes dy kandidatësh, Albert Halilaj nga Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i dy partive opozitare.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë (KQZ), janë regjistruar 45.946 zgjedhjes, që kanë të drejtë të votojnë në 74 qendra votimi.

Zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kukës zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryetarit Safet Gjici, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryebashkiakut më 16 qershor 2023, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai kryen marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki.

Gjici u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj 2023.

Related posts

Njohja e Palestinës/ DW: BE me presion ndaj Izraelit! Kush janë dy shtetet që kanë nxitur iniciativën

admin

Izrael, jep dorëheqje CEO i kompanisë që prodhoi programin spiun “Pegasus”

admin

Stoltenberg arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

rezart morina